Last Updated on 10/10/2026 by EL
Elseid Hysaj mund të vijojë karrierën në Spanjë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e Elches, klub që po shqyrton mundësinë e afrimit të futbollistit 32-vjeçar për të përforcuar repartin e mbrojtjes.
Sipas raportimeve të mediave italiane, Elche është gati t’i paraqesë një ofertë kontraktuale mbrojtësit shkodran, i cili është aktualisht pa ekip pas përfundimit të kontratës me Lazion më 30 qershor 2026.
Hysaj ishte gjithashtu në diskutimet për një transferim te Bologna, por klubi italian zgjodhi Matteo Darmiani. Kështu, aventura në kampionatin spanjoll mund të përbëjë një mundësi të re për futbollistin shqiptar, i cili kërkon të gjejë skuadrën e radhës.
Paraqitjet e fundit me Kombëtaren shqiptare kanë qenë një mundësi për Hysajn që të tregojë se është në formë, pavarësisht periudhës pa klub. Vetë mbrojtësi ka konfirmuar se është në bisedime me disa skuadra, por pa zbuluar emrat apo ndonjë marrëveshje konkrete.
Për momentin, kalimi te Elche mbetet një mundësi dhe jo një transferim i konfirmuar zyrtarisht. Mbetet për t’u parë nëse interesimi i klubit spanjoll do të konkretizohet me një ofertë dhe marrëveshje përfundimtare./ET
