Last Updated on 09/11/2025 by Kesjana
Tiranë, nëntor 2025 – Me pjesëmarrjen e saj të parë në Shqipëri, kompania italiane LGM SURFACES – Shot and Sandblastingsolli në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës një përqasje moderne dhe të specializuar në fushën e ndërtimit industrial dhe trajtimittë metaleve. Panairi, i organizuar nga Klik Ekspo Group nënmoton “Dritare drejt së ardhmes”, shërbeu si një platformë e hapur për prezantimin e teknologjive të avancuara dheshkëmbimin e përvojave profesionale ndërkombëtare.
LGM SURFACES, e njohur për përvojën e saj shumëvjeçare nëprodhimin dhe montimin e strukturave metalike, si dhe përshërbimet e shot & sandblasting, prezantoi një sërë zgjidhjesh qërrisin jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e ndërtimeve, duke e pozicionuar veten si një aktor të besueshëm në sektorin e ndërtimitcivil dhe industrial.
“Po investojmë sepse shohim potencial të madh”
Në një prononcim për median, Mario Vignola, menaxher i shitjeve pranë kompanisë, ndau përshtypjet pozitive ngapjesëmarrja në panair:
“Kompania jonë operon në sektorin e ndërtimit të strukturavemetalike, trajtimeve të metaleve dhe infrastrukturës.
Kjo është hera e parë që marrim pjesë në panairin e Tiranës dhekemi krijuar shumë kontakte të rëndësishme.
Kemi tashmë një agjenci në Tiranë që ofron mbështetje tregtaredhe shërbime për klientët tanë.
Po investojmë shumë në rajonin e Ballkanit — në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi — sepse shohim potencial të madh nëfushën e ndërtimit civil dhe industrial.”
Kjo pjesëmarrje konfirmon interesin në rritje të bizneseve italiane për tregun shqiptar dhe Ballkanin Perëndimor, duke e konsideruar rajonin si një zonë strategjike për zgjerim dheinvestim.
Klik – një platformë që nxit vizione të reja ekonomike
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës po konsolidohet vit pas viti si njënga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike në rajon. Ai ofron jovetëm mundësinë për prezantim teknologjik, por edhe përndërtimin e marrëdhënieve të reja tregtare dhe industriale në njëklimë bashkëpunimi ndërkombëtar.
Stenda e LGM SURFACES përfaqësoi në mënyrë të plotëfrymën e këtij edicioni: inovacion, profesionalizëm dhe vizionafatgjatë, duke demonstruar se Shqipëria po bëhet gjithnjë e mëshumë një pikë referimi për kompanitë që kërkojnë rritje tëqëndrueshme dhe partneritete afatgjata në rajon./kb
