Libani ka informuar të shtunën SHBA-në se do të marrë pjesë në bisedime shtesë me Izraelin që do të mbahen në Romë, tha një burim libanez për Al Jazeera.
Delegacioni libanez nuk do të përfshijë përfaqësim ushtarak, shtoi burimi. Ushtria libaneze shprehu gatishmërinë e saj për t’u vendosur në çdo zonë nga e cila Izraeli tërhiqet.
Këtë te shtunë delegacione nga forcat e armatosura të SHBA-së dhe Libanit u takuan për të hartuar një mekanizëm për zbatimin e të ashtuquajturës zonë pilot të parë në jug.
Marrëveshja kornizë e ndërmjetësuar nga SHBA -të midis Libanit dhe Izraelit përshkruan dy zona pilot për një tërheqje fillestare izraelite, ku ushtria libaneze do të marrë gradualisht përgjegjësi të plotë dhe efektive të sigurisë.
Ushtria izraelite ndërkohë sot ndërmori një valë të re sulmesh ajrore në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjes mes Bejrutit dhe Tel Avivit për uljen e tensioneve dhe tërheqjen graduale të forcave izraelite./mxh
