Last Updated on 09/12/2024 by adminfjala
Rruga e Abu Mohammad al-Jolani për në Damask ka qenë e gjatë. Ai ka folur hapur për ndryshimin e tij gjatë rrugës. Nga luftëtari i ri i Al Kaedës dy dekada më parë, te komandanti rebel që përkrah tolerancën sektare.
Është një udhëtim përgjatë të cilit ai ka pasur mjaft kohë për të planifikuar se ku dhe si do ta shënonte ardhjen e tij, mesazhin e tij për ata që e vendosën në pushtet, ata që mund ta rrëzonin dhe të tjerët që mund ta mbajnë atë në pushtet.
Nuk është për t’u habitur që rebeli islamik zgjodhi xhaminë e Umajad të Damaskut, jo një studio televizive, as pallat presidencial, por një vend me rëndësi të jashtëzakonshme fetare, e cila është një nga xhamitë më të lashta në botë, për ta dhënë atë mesazh.
“Kjo fitore, vëllezërit e mi, është një fitore për të gjithë kombin islamik,” ju drejtua ai sirianëve te sapoçliruar.
“Kjo fitore, vëllezërit e mi, me mëshirën e Zotit Fuqiplotë (pason) sakrificat e dëshmorëve, të vejave dhe jetimëve. Kjo fitore, vëllezërit e mi, ka ardhur nga vuajtjet e atyre që duruan burgun”, tha ai.
Megjithatë fjalët që ai zgjodhi dukej se synonin t’i thyenin ato kufij të vjetër. “Ky triumf i ri, vëllezërit e mi, shënon një kapitull të ri në historinë e rajonit, një histori te mbushur me rreziqe (që e lanë) Sirinë si një shesh lojërash për ambiciet iraniane, duke përhapur sektarizmin, duke nxitur korrupsionin,” tha ai.
Përjashtimi i Iranit duket të jetë një mesazh për teokracinë e Teheranit, se ndërhyrja e tyre ka mbaruar, qasja e Hezbollah në Liban ka mbaruar dhe mbështetja e tyre për Hezbollahun ka mbaruar.
Por ky është një mesazh që Jolani do ta dijë se po dëgjohet në Tel Aviv dhe Uashington, ku ai konsiderohet të jetë anëtar i një organizate terroriste, dhe per koken e tij jane te gatshem te paguajne 10 milione dollare.
Jolani ka pasur vështirësi në garën e tij për në Damask për t’u siguruar që presidenti amerikan Joe Biden dhe madje edhe presidenti i sapozgjedhur Donald Trump te dinin qëllimin e tij te vertet.
Nuk është rastësi që ai zgjodhi një rrjet televiziv amerikan, CNN, dhe jo një arab, për një intervistë kyçe në ditët përpara se të rrëzonte Assadin, duke pretenduar se ai e kishte ndarë shoqërinë nga xhihadistët e tjerë për shkak të taktikave të tyre brutale.
Duke folur disa orë më vonë, Biden tha se kishte dëgjuar Jolanin duke thënë gjërat e duhura, por këmbënguli se udhëheqësi rebel të gjykohej nga veprimet e tij./E.T/ CNN