Në veri të Tanzanisë, pranë kufirit me Kenian, ndodhet Liqeni Natron, një nga liqenet më të pazakontë në botë, i njohur për pamjen e frikshme të kafshëve që duken sikur janë kthyer në gur. Por, sipas ekspertëve, kjo nuk është një “magji” natyrore. Kafshët nuk shndërrohen në gur, por mumifikohen.
Fenomeni lidhet me përbërjen kimike të ujit, i cili përmban sasi shumë të larta të mineralit natron, një përzierje kripërash alkaline. Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së daljeve natyrore të ujit, përqendrimi i këtyre mineraleve rritet vazhdimisht.
Si rezultat, pH i liqenit arrin nivele shumë të larta (deri në 12), të ngjashme me zbardhuesin shtëpiak.
Kur kafshët ngordhin dhe bien në ujë, natroni thith lagështinë dhe yndyrën nga trupat e tyre, duke i tharë dhe ruajtur në një gjendje që i bën të duken si statuja.
Megjithatë, jo të gjitha gjallesat janë të rrezikuara. Disa specie, si flamingot dhe peshqit tilapia, janë përshtatur për të jetuar në këto kushte ekstreme.
Ekspertët theksojnë se për njerëzit, kontakti me ujin nuk është domosdoshmërisht fatal, por mund të shkaktojë djegie serioze në lëkurë./Mxh
