Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij për Enver Hoxhaj në zgjedhjet parlamentare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve që nga lista e PDK-së me numër 130 të votojnë kandidatin me numër 4, Enver Hoxhaj.
“Nga kjo listë, numri 4… lujta! Bashkë, përpara!”, ka shkruar Lladrovci. m.p.
