Lufta me Iranin po shndërrohet në një barrë gjithnjë e më të madhe për Shtetet e Bashkuara.
Përtej kostove ushtarake, amerikanët po përballen me rritje të çmimeve të karburanteve, transportit dhe ushqimeve. Pas gjashtë muajsh luftë, ekonomia e SHBA-së ende po reziston më mirë nga sa ishte parashikuar. Shumica e ekspertëve nuk presin një recesion, ndërsa papunësia mbetet në nivele të ulëta.
Por ai që fillimisht u konsiderua një operacion i shkurtër ushtarak, tani po zgjatet duke u kthyer ne nje problem serioz per presidentin Donald Trump, me pasoja direkte mbi bizneset dhe familjet amerikane. Arsyeja kryesore janë çmimet e larta të energjisë, rriotja e të cilave është rezultat i konfliktit në vetvete dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit. Paralizimi i lëvizjes atje ka prekur rëndë një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar të karburanteve.
“Tregu i naftës është veçanërisht shqetësues. Çmimet e naftës kanë arritur nivele rekord”, thotë Alema Croft, eksperte e mallrave në RBC Capital Markets. Nafta më e shtrenjtë rrit kostot e transportit dhe, si pasojë, edhe çmimet e ushqimeve, mallrave dhe udhëtimeve. Por lufta po rëndon edhe mbi financat publike amerikane.
Sipas vlerësimeve të cituara në analizë, kostoja direkte për taksapaguesit ka kapërcyer 100 miliardë dollarë, dhe kjo shifër pritet të rritet më tej. Një pjesë e shpenzimeve ushtarake financohet përmes huamarrjeve të reja. Kjo do të thotë më shumë interesa për t’u paguar nga qeveria në vitet e ardhshme dhe, në fund, një barrë shtesë për taksapaguesit./ad
