Last Updated on 05/10/2026 by EL
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, është takuar me drejtuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku në fokus kanë qenë lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm.
Përmes një reagimi, Ambasada e SHBA-së thekson se këto janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.
Gjatë takimit është diskutuar edhe roli i institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe rëndësia e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Postimi i Ambasadës
Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.
Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona. /et
