Donald Trump është presidenti i katërt amerikan që do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Izraelit.
Rreth orës 10 të mëngjesit nisi lirimi i 13 pengjeve të radhës, ndërkohë që Trump, në Kneset, nënshkruajti në librin e vizitorëve, duke shkruar ndër të tjera: “Është një ditë e madhe, një fillim i ri.”
Pas Izraelit, Trump do të udhëtojë drejt Sharm el-Sheikh në Egjipt, për të marrë pjesë në Samitin për Paqen në Gaza.
Në këtë samit pritet të marrin pjesë 20 liderë botërorë.
“Lufta ka mbaruar. E kuptoni këtë?”, u shpreh presidenti amerikan para gazetarëve që e shoqërojnë, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza./kb
