Last Updated on 04/08/2026 by Anisa
727 forca operacionale janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit për menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka shprehur mirënjohje për të gjithë efektivët e angazhuar në luftën kundër zjarreve, duke vlerësuar sakrificën dhe përkushtimin e tyre në terren.
Sipas tij, ekipet e emergjencave kanë qenë të angazhuara që prej fillimit të sezonit veror për të përballuar situatat e krijuara nga zjarret dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve, komunitetet dhe pasuritë natyrore./ad
