Shtatë anëtare të ekipit kombëtar të Iranit në futboll për femra kanë vendosur të qëndrojnë në Australi, pas përfundimit të pjesëmarrjes së tyre në Kupën e Azisë.
Sipas raportimeve të CNN, ky vendim vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe pas pasojave që ka sjellë lufta në ditën e saj të 11-të.
Një lojtare dhe një anëtar i stafit kanë kërkuar zyrtarisht azil, ndërsa pjesa tjetër e delegacionit besohet se është nisur drejt Iranit.
Kryeministri australian, Anthony Albanese, konfirmoi sot se pesë lojtareve u janë dhënë viza humanitare për shkak të rrezikut që kanoset për sigurinë e tyre në vendlindje.
Shkak për këtë frikë është bërë heshtja e tyre gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar javën e kaluar, veprim ky që mund të pasohet me ndëshkime nga autoritetet iraniane pas kthimit të tyre./mxh
