Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Rusia ka humbur kontrollin mbi industrinë e saj të naftës për shkak të luftës me Ukrainën.
Në një postim në rrjjetet sociale, Trump numëroi dëmet e mëdha në rafineritë ruse dhe bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të konfliktit.
Rusia fatkeqësisht ka humbur kontrollin e industrisë së saj të naftës për shkak të luftës me Ukrainën. Një numër i madh i rafinerive të tyre janë hedhur në erë dhe janë, të paktën përkohësisht, jashtë funksionit. Kjo luftë qesharake dhe e pafundme me Ukrainën duhet të përfundojë, deklaroi Trump.
Ndërkohë në terren, sulmet masive me dronë rusë mbi rajonin e Kievit shkaktuan katër viktima, mes te cilëve tre fëmijë.
Dëmet më të mëdha u shënuan në rajonin Fastiv, ku u goditën mbi 24 objekte banimi dhe industriale.
Sulme me pasoja fatale u raportuan edhe në Sumy si dhe në Kramatorsk të rajonit tw Donetskut.
Nga ana tjetër, Moldavia dënoi ashpër shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga një dron rus gjate natws në veri të kryeqytetit Kishinau.
Moska është shënjestruar për të disatën here nga dronët ukrainas, ku së fundmi një sulm I fuqishëm në kryeqytetin rus shkaktoi 3 viktima dhe dëmtoi një pjesë të një rafinerie nafte.
Ukraina dhe Rusia kanë vijuar me sulmet ndaj infarstruktusës energjetike të njëra-tjetrës pavarësisht thirrjeve të presidentit amerikan për të ndaluar./MXH
