Emmanuel Macron e ka përmendur mundësinë e kundërmasave kundër Kinës, nëse ajo nuk e ndryshon qasjen në politikat tregtare.
Ai i ka bërë këto deklarata në një intervistë për të përditshmen franceze, Les Echos, pas një vizite treditore në Kinë.
“Po përpiqem t’ia sqaroj Kinës se suficiti i tyre tregtar nuk është i qëndrueshëm, dhe se ai vend është në procesin e vrasjes së konsumatorëve të vet, veçanërisht duke mos importuar më shumë nga ne”, ka thënë Macron.
“U kam thënë që nëse nuk përgjigjen, ne evropianët do të detyrohemi që në muajt e ardhshëm të marrim masa të fuqishme dhe ta ulim shkallën e bashkëpunimit, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara, duke vendosur tarifa në produktet kineze”.
Kina është partneri tregtar më i rëndësishëm i Francës në Azi, megjithatë ekonomia ruse është në deficit të madh tregtar me Kinën, sepse importet tejkalojnë dukshëm eksportet. M.P.
