Madonna ka vendosur që pushimet verore t’i kalojë në shtetin fqinjë, në Greqi, dhe nuk kanë munguar fotot në Instagram nga udhëtimet e saj.
Por, kësaj here ka tërhequr vëmendjen një foto brenda kishës së Manastirit të Shën Gjon Teologut, në ishullin e Apokalipsit, teksa bisedon me një murg, pozon pranë një statuje dhe kërcen në mbrëmjen e ditëlindjes së saj.
“Pushimet përfunduan. Mëkatet e mia janë shpëtimi im”, shkroi ajo në përshkrimin e fotografive.
Në albumin fotografik nuk mungojnë as momentet e përbashkëta me partnerin e saj, Akeem Morris./mxh
