Milani po vijon bisedimet për zgjatjen e kontratës së Mike Maignan, e cila skadon në qershor, por paralelisht po shqyrton edhe alternativa të mundshme për portën. Drejtuesit kuqezi nuk duan të mbeten të papërgatitur në rast se negociatat me portierin francez nuk përfundojnë me sukses.
Sipas “SportMediaset”, Milani ka shfaqur interes konkret për Hugo Souza, portierin e Corinthians, i cili ka 88 ndeshje zyrtare dhe kontratë deri në dhjetor 2028. Shuma e përfolur për transferimin e tij është rreth 12 milionë euro, e pranueshme për klubin brazilian.
Megjithatë, rinovimi i Maignan mbetet prioritet absolut, ndërsa Souza konsiderohet vetëm si opsion rezervë. m.p.
