Në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen. Një automjet tip “BYD” që drejtohej nga një 47-vjeçar ka goditur një këmbësore rreth 60 vjeçe Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi i policisë
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, rreth 60 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila, si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën./k.m
