Last Updated on 22/09/2026 by EL
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë, prej ku mësohet se një automjet është përplasur me një motor.
Drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Siç shihet edhe në foton e mësipërme, motori ka përfunduar në anë të rrugës, dhe pak më larg saj ndodhet edhe helmeta e cila ka qenë vendosur nga drejtuesi i mototmjetit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./et
