Last Updated on 09/11/2025 by Kesjana
Tiranë, nëntor 2025 – Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, i organizuar nga Klik Ekspo Group, ka shënuar edhe këtë vit njëpjesëmarrje të gjerë të bizneseve nga rajoni, duke u shndërruar nënjë platformë të rëndësishme për investime strategjike dhebashkëpunim ekonomik ndërkufitar.
Një ndër pjesëmarrjet më të spikatura ishte ajo e delegacionit tëMalit të Zi, i udhëhequr nga Ivana Paraca, Kryetare e Dhomëssë Tregtisë së Malit të Zi, e cila theksoi rëndësinë e këtij panairisi një hap i rëndësishëm për afrimin ekonomik mes dy vendeve.
“Këtë vit kemi 17 kompani nga Mali i Zi, nga sektorë tëndryshëm si industria ushqimore, turizmi dhe prodhimi. Tëgjithë janë shumë të kënaqur dhe të hapur për bashkëpunim me tregun shqiptar. Kemi marrëdhënie të mira me bizneset shqiptaredhe jemi këtu për t’i afruar edhe më shumë dy tregjet tona. Panairizgjat katër ditë dhe presim më shumë kompani shqiptare të navizitojnë,” – u shpreh Paraca.
Nxitje e marrëdhënieve tregtare Shqipëri–Mal i Zi
Pjesëmarrja e Malit të Zi në këtë edicion të panairit pasqyronpërkushtimin e Dhomës së Tregtisë për të forcuar marrëdhënietekonomike dypalëshe dhe për të rritur shkëmbimet tregtare me Shqipërinë. Kompanitë pjesëmarrëse nga Podgorica, Nikshiqi dheqytete të tjera malazeze përfaqësojnë sektorë strategjikë me potencial bashkëpunimi, duke përfshirë agroindustrinë, turizmin, prodhimin ushqimor dhe logjistikën.
Kjo pjesëmarrje përkon me një periudhë ku tregtia ndërkufitareShqipëri–Mal i Zi po njeh rritje të qëndrueshme, e ndihmuar ngapërmirësimi i infrastrukturës rrugore, lehtësitë doganore dhepolitikat e përbashkëta të zhvillimit rajonal në kuadër të BallkanitPerëndimor.
Panairi – një platformë për zhvillim të përbashkëtrajonal
Panairi Ndërkombëtar i Klikut mbetet një medium kyç përnxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tëteknologjive në rajon. Për Malin e Zi dhe Shqipërinë, ky aktivitetpërfaqëson më shumë se një ekspozitë tregtare, është një urëbashkëpunimi që i afron ekonomitë, kulturat dhe bizneset e dyvendeve drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të integruareuropian.
“Jemi këtu për të forcuar lidhjet tregtare dhe për të krijuar ura tëreja bashkëpunimi me Shqipërinë,” – përmbylli Paraca, duketheksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik si pjesë e vizionittë përbashkët për një Ballkan më të lidhur dhe më konkurrues./kb
