Last Updated on 22/04/2026 by EL
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, së fundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku bën të ditur se Mali i Zi është shumë pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në platformën X, ajo ka theksuar se shtetet anëtare kanë vendosur të nisin hartimin e Traktatit të Pranimit për Malin e Zi në BE, një proces që sipas saj, pritet të përshpejtojë reformat në vend.
“Vendi i Malit të Zi brenda BE-së tani po merr formë. Sot, Shtetet Anëtare vendosën të fillojnë hartimin e Traktatit të Pranimit të Malit të Zi në BE. Ky është një hap i madh në rrugën drejt anëtarësimit në BE, një njohje e qartë e progresit të Malit të Zi dhe një inkurajim për të përshpejtuar reformat. Gjithashtu ofron një shans për të nxjerrë mësime nga zgjerimet e kaluara dhe për të përfshirë mbrojtje të reja dhe më të forta në traktatet e ardhshme të pranimit për të parandaluar kthimin prapa në sundimin e ligjit dhe vlerat themelore”, ka shkruar ajo.
