Poetja Mimoza Ahmeti, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut me pjesëmarrjen e saj në Ferma VIP, ka ndarë disa momente mjaft personale nga jeta e saj.
E njohur për stilin e saj karizmatik dhe batutat pikante, këtë herë Moza ka emocionuar fermerët dhe publikun, duke rrëfyer histori të ndjeshme nga familja e saj.
Ajo tregoi se mamaja e saj ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, një ngjarje që erdhi krejt papritur për të. Për shkak të mungesës së vizës amerikane, poetja nuk mundi të udhëtonte për ta parë në momentet e fundit.
Ajo tregoi episode nga marrëdhënia me të atin, duke kujtuar një debat të hershëm lidhur me paragjykimet racore.
“Mami më ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, mirëpo ishte krejt e papritur nuk kisha vizë amerikane. Se gjithmonë më pyesin pse ndenjte këtu dhe nuk shkove atje. I bie në telefon aty dhe i them që më ka vdekur mami. Del njëra që më njihte aty, sekretare, “o tha gjithë jetën kam pasur simpati për ty” edhe i thashë kam hallin kështu, duhet të ik shpejt. “O tha po kjo nuk hyn te çështjet urgjente, apliko po kjo nuk hyn te çështjet urgjente” Këtu kuptova konceptin. E kam ndërmend, ishalla po marr e ndonjë lek e të aplikoj”. tregoi Moza ndërkohë që Jonida Maliqi i premtoi që kur të dalin nga ky format do të përpiqen t’i mundësojnë poetes vizën amerikane me qëllim për të vizituar vendin, ku nëna e saj po prehet prej dy vitesh.
“Të paktën të iki të shoh babin. Ai është 94 vjeç dhe tani është bërë si fëmijë”, tregon poetja./mxh
