Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ndodhet shumë pranë thyerjes së rekordit historik si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me fanellën kuqezi.
Me 4 rrjeta të realizuara gjatë këtij edicioni në Ligën e Kombeve, 29-vjeçari ka arritur në kuotën e 15 golave në total, duke lënë pas Alban Bushin në vendin e dytë të këtij klasifikimi.
Aktualisht, rekordi absolut mbahet nga ish-sulmuesi Erjon Bogdani me 18 gola, çka do të thotë se Manaj është vetëm 3 realizime larg barazimit të kësaj shifre.
Gjatë fushatës së fundit, ai u konfirmua si një nga pikat më të forta të ekipit, duke gjetur rrugën e rrjetës kundër San Marinos, duke shënuar dy herë ndaj Finlandës dhe duke realizuar në sfidën përmbyllëse kundër Bjellorusisë.
Kontributi i tij ofensiv ka qenë vendimtar ndër vite, pasi golat e shënuar prej tij kanë përkuar me 10 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje për përfaqësuesen shqiptare. Rrugëtimi i tij i shënimit me ekipin kombëtar nisi nëntorin e vitit 2015 në një miqësore ndaj Kosovës, ndërsa spikat edhe goli i realizuar kundër Serbisë në transfertën e Leskovcit./k.m
