Manchester United ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm, pas një fitoreje dramatike 3-2 kundër rivalëve të përjetshëm të Liverpool.
Sfidën e javës së 35-të në Premier League, “Djajtë e Kuq” e nisën me vrull duke shënuar dy herë brenda 15 minutave të para me anë të Cunha dhe Sesko.
Edhe pse Liverpool reagoi fort në fillimin e pjesës së dytë duke barazuar shifrat me Szoboszlai dhe Gakpo, goli i talentit Mainoo rezultoi vendimtar për triumfin e vendasve.
Ky sukses e rendit Manchester United në vendin e tretë me 64 pikë, duke siguruar rikthimin në Champions. Nga ana tjetër, Liverpool mbetet në vendin e katërt me 58 pikë, duke mbetur ende në garë për të mbrojtur pozicionin e tij./mxh
