Nathan Chasing Horse, aktori i njohur për rolin e “Laughing Teeth” në filmin e suksesshëm “Dances with Wolves”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Nevada, pas një procesi giyqësor që zouloi abuzime të rënda.
49-vjeçari u shpall fajtor për 13 akuza, përfshirë sulme seksuale ndaj tre vajzave indigjene. Sipas autoriteteve, ai përdori statusin e tij si figurë shpirtërore në grupin “The Circle” për të fituar besimin e ndjekësve dhe për t’i manipuluar ata.
Në vendimin e tij, gjykatësi theksoi se i pandehuri kishte shfrytëzuar bindjet dhe besimin e viktimave për interesa personale. Një prej tyre dëshmoi se ishte bindur se aktet seksuale do të ndihmonin në shërimin e nënës së saj të sëmurë me kancer, ndërsa ishte kërcënuar të mos fliste për atë që ndodhte.
Padia zbuloi se ndjekësit e sekti i ofronin viktimat e tyre si gra për Chasing Horse, duke përfshirë një vajzë 15-vjeçare dhe një tjetër që do të martohej me të kur mbushte 16 vjeç. Burri akuzohet gjithashtu për regjistrimin e sulmeve dhe organizimin e takimeve seksuale midis viktimave dhe burrave të tjerë.
“Rinia ime e humbur nuk kthehet më, as fëmijëria ime e humbur, hera ime e parë, puthja ime e parë, ceremonia e diplomimit që nuk e përjetova kurrë,” tha një nga viktimat, e cila ishte 14 vjeç kur ndodhi sulmi./mxh
