Last Updated on 24/07/2026 by Anisa
Juristi Ylli Manjani komentoi incidentin e ndodhur në nisje të seancës plenare ditën e enjte, ku kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nuk u lejua nga punonjësit e Gardës të hynte në sallën e Kuvendit.
Sipas Manjanit, efektivët e Gardës po zbatonin detyrën e tyre dhe reagimi i tyre ishte i justifikuar përballë një personi që, sipas tij, tenton të hyjë me forcë në Parlament.
Sipas tij, nëse ushtron dhunë, atëherë do të përballesh me dhunë.
Manjani: Pyetja konkrete është: Si zgjidhet kjo përplasje? Ai thotë: “Unë jam deputet, hape rrugën aty, legen”. Shpullë turinjve do t’ia fusja po të ma bënte mua atë. Do t’i thosha: “Ec, legen, përjashta”. Ai gardisti atë punë ka atje, të ndalojë atë që nuk lejohet të hyjë.
Atij i kanë vendosur një pengesë dhe ai do që ta çajë, por në fund do ta pësosh. E gjithë historia është kjo: nëse do të bësh dhunë, do të marrësh dhunë mbrapsht. Pra, nëse do që të hysh me forcë në Parlament, kur e ke të ndaluar, do të nxirresh, siç ka thënë Jozefina, “prej zhelesh”. Këta gardistët duhet të respektojnë porosinë e Jozefinës: “Prej zhelesh jasht”./ad
