Last Updated on 15/11/2026 by Monika
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve në Ligën e Kombeve, duke siguruar një fitore bindëse 2-0 ndaj Bjellorusisë.
Ky triumf i madh i ka dërguar kuqezinjtë në vendin e parë të grupit C1, duke realizuar ngjitjen e merituar në Ligën B. Në prononcimin e tij pas përfundimit të takimit për Tv Klan, trajneri Rolando Maran u shpreh i lumtur për këtë arritje. Tekniku kuqezi theksoi se gjatë këtij cikli janë përmirësuar ndjeshëm statistikat dhe është vendosur një rekord i ri pikësh për përfaqësuesen.
“Komplimente për lojtarët që me paraqitjet e tyre e arritën këtë objektiv. Janë disa fitore, kanë debutuar tre lojtarë dhe janë përmirësuar disa statistika. Kemi arritur rekord pikësh. Kemi arritur të shënojmë dhe të pësojmë pak.
Në fillim të një rrugëtimi nuk e percepton sesa do përgjigjet skuadra, por me zhvillimin e këtyre ndeshjeve, kemi kuptuar se skuadra është rritur shumë. E kam kuptuar nga dëshira që lojtarët kanë treguar.
Jemi në pikat e duhura që të shkojmë në Europian. Dua të falënderoj presidentin që më besoi. Jam i lumtur për tifozët dhe mbështetjen që kanë treguar ndaj nesh”, deklaroi Maran./mxh
