Mark Zuckerberg ka tërhequr vëmendjen me një detaj të veçantë përpara konferencës së madhe vjetore të Meta-s.
Gjatë një serie pyetjesh të shkurtra, themeluesi i Meta-s zbuloi se mban orë të prodhuara nga Rexhep Rexhepi, orëndreqësi me origjinë nga Kosova.
Rexhepi është bërë një prej emrave më të vlerësuar të orëndreqësisë bashkëkohore, ndërsa orët e tij njihen për punimin artizanal dhe prodhimin e kufizuar.
Zgjedhja e Zuckerberg e vendos edhe një herë në vëmendje emrin e orëndreqësit nga Kosova, i cili ka fituar një reputacion të veçantë në botën e orëve luksoze./ad
