Në Francë, partia e ekstremit të djathtë, National Rally, synon të konsolidojë pozitat e saj si një forcë qeverisëse në qytetet franceze, duke garuar në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale këtë të diel (22 mars), para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.
Një nga garat më të ndjekura është në Marseille, ku RN përballet me kryebashkiakun socialist aktual për kontrollin e qytetit të dytë më të madh në Francë. Analistja politike Anne Muxel tha se një fitore e RN në Marseille do të cementonte integrimin territorial të partisë në nivel lokal përpara zgjedhjeve presidenciale të 2027-ës.
Në raundin e parë të zgjedhjeve më 15 mars, kandidati i RN, Franck Allisio, mori 35% të votave, ndërsa kryebashkiaku socialist Benoit Payan, mori 36%. Tërheqja e kandidatit të majtë të fortë, Sebastien Delogu nga raundi i dytë mund t’i japë përparësi Payan për të bllokuar fitore të ekstremit të djathtë.
Në Paris, konservatorja Rachida Dati dhe socialisti Emmanuel Gregoire do të garojnë për postin e kryebashkiakut, ndërsa kandidati i LFI, Sophia Chikirou, mbetet pas në renditje. Gregoire, i cili udhëhoqi në raundin e parë, ka refuzuar një aleancë me LFI, por Dati mund të fitojë nëse mbledh votat e kandidatëve të tjerë që tërhiqen nga raundi i dytë.
Analistja Muxel theksoi se zgjedhjet komunale treguan ndarjet e pashëruara brenda së majtës, por gjithashtu evidentuan mundësinë e bashkimit të partive të majta, përfshirë Socialistët, Green dhe LFI, për zgjedhjet presidenciale. Pas performancës së mirë të LFI-së në këto zgjedhje, figura e majtë e fortë, Jean-Luc Melenchon, gjendet në një pozitë të fuqishme nëse grupet e majta vendosin të emërojnë një kandidat të vetëm për vitin 2027./mxh
