Kryeministri Anthony Albanese u bë kreu i parë i qeverisë në Australi që martohet gjatë mandatit.
Ai kurorëzoi dashurinë me partneren e tij, Jodie Haydon, në një ceremoni private të mbajtur të shtunën në Canberra.
Sipas zyrës së kryeministrit, në ditën e veçantë për Albanese morën pjesë vetëm familjarë dhe miq të ngushtë.
Mbesa e Haydon, Ella, ishte në rolin e vajzës së luleve, ndërsa Toto, qeni i kryeministrit, mbajti unazat.
Jodie Haydon ka shoqëruar prej vitesh Albanese-n në aktivitete publike dhe ka qenë pranë tij gjatë fushatës së zgjedhjeve federale të vitit 2022./ K.M
