Mjekët rekomandojnë që gota e parë e ujit në mëngjes të pihet para kafesë, sepse trupi është i dehidratuar pas gjumit. Sipas Harvard School of Public Health, dehidratimi i butë mund të ndikojë në humor, fokus dhe lodhje.
Uji para kafeinës ndihmon në balancimin e aciditetit në stomak, aktivizon metabolizmin dhe përmirëson qarkullimin. Kjo praktikë e thjeshtë është lidhur edhe me lëkurë më të ndritshme dhe nivel energjie më të qëndrueshëm gjatë ditës./KM
