Last Updated on 21/04/2026 by EL
Kolektori i Levanit, në afërsi të plazhit të Darëzezës, është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës, për sigurinë e tyre, por edhe të bagëtive dhe produkteve bujqësore që kultivojnë.
Ndotja e këtij kolektori, jashtë çdo norme, me mbetje të stallave të bagëtive që ndodhen më lart përgjatë rrjedhës së tij, siç duket edhe nga pamjet, është mjaft e lartë.
Ndërsa sezoni veror është në prag, ky kolektor, ujërat e të cilit derdhen në det, ndot edhe plazhin e Darëzezës dhe, për këtë arsye, vizitorët që e njohin zonën kanë filluar ta shmangin këtë plazh pranë derdhjes së këtij kolektori. /et
