Last Updated on 21/04/2026 by EL
Projekti për rijetëzimin e kullave tradicionale në veri të vendit ka nxitur interes në rritje mes banorëve të Bashkisë Kukës. Projekti synon rikthimin e këtyre objekteve me vlera historike dhe arkitektonike në hapësira funksionale, si bujtina, muze dhe qendra kulturore, duke u dhënë një rol të ri në zhvillimin e turizmit të zonës.
A2 kontaktoi dy prej trashëgimtarëve të kullave shekullore, të cilët synojnë të ringrejnë jo vetëm objektet, por edhe t’i kthejnë ato, nëpërmjet tregimit të historisë, në lavdinë e tyre të dikurshme.
Programi shtrihet në katër qarqe të vendit – Dibër, Kukës, Shkodër dhe Lezhë – dhe, përveç qeverisë shqiptare, ka mbështetjen edhe të organizmave financiarë ndërkombëtarë. /et
