Last Updated on 13/11/2025 by Monika
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas mbajtjes të mbledhjes së parë të përbashkët ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e cilësuar këtë moment si një “pikënisje historike” për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Spiropali shkruan në mënyrë simbolike, se të gjitha rrugët të çojnë në Romë. “Omnes viae Romam ducunt — Të gjitha rrugët të çojnë në Romë. Mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Itali, një pikënisje historike për projekte të reja, për bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar.”
