Mbretëresha e Tajlandës, Suthida, ka kryer fluturimin e saj të parë e vetme me një avion luftarak suedez Saab JAS 39C Gripen, duke qëndruar në ajër për 41 minuta.
Fluturimi u zhvillua të enjten, më 8 tetor, në bazën ajrore Wing 7. Mbretëresha 48-vjeçare mori kontrollin e avionit pa praninë e një piloti tjetër në bord, ndërsa bashkëshorti i saj, Mbreti Maha Vajiralongkorn, ndoqi ngritjen dhe uljen nga baza ajrore.
Sipas pallatit mbretëror, Suthida u bë pilotja e parë femër e avionit luftarak Gripen në Tajlandë.
Pas uljes së suksesshme, mbreti e priti me një buqetë me lule dhe i akordoi medaljen e nderit të Urdhrit Gripen, të cilën ia vendosi në mëngën e majtë të uniformës.
Fluturimi nuk ishte thjesht një paraqitje simbolike e mbretëreshës në kabinën e një avioni luftarak. Suthida ka përvojë të konsiderueshme në aviacion, me më shumë se 1 188 orë fluturimi në lloje të ndryshme avionësh.
Për të realizuar fluturimin e pavarur me avionin Gripen, ajo ndoqi një program të posaçëm trajnimi, sipas specifikimeve të Forcave Ajrore Mbretërore Tajlandeze.
