Procesi i votimit për referendumin për kryetarin e PD-së është mbyllur në disa degë të vendit. Bëhet me dije se procesi i votimit është mbyllur në qarkun e Dibrës.
Po ashtu procesi edhe në Pogradec ku kanë votuar 324 anëtarë, në Kolonjë kanë votuar 217 anëtarë ndërsa në Maliq kanë votuar 735 votues. Ndërkohë në Korçë dhe Devoll vijon procesi i votimit.
Bëhet gjithashtu me dije se edhe në Gjirokastër, Kavajë, Lushnjë dhe Sarandë votimi është mbyllur. Në këto degë ka nisur procesi i numërimit të votave.
Kujtojmë se më herët deputeti i PD-së, njoftoi se në degët e mëdha ku ka ende votues, procesi i votimit do të vijojë deri në orën 19:00 përfshirë këtu dhe votimi në selinë blu./mxh
