Last Updated on 15/06/2025 by adminfjala
Një i ri 22-vjeçar është mbytur gjatë ditës së sotme në ujrat e lumit Mat, pranë zonës së Shkopetit në zonën e Lezhës.
Sipas gazetarit të Lezhës për Report Tv Elvis Hila bëhet me dije se i riu ka qenë duke u larë në lumë kur ka humbur jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. m.p.