Anne Hathaway, fituesja e çmimit Oscar, është përzgjedhur si imazhi i “World’s Most Beautiful” për vitin 2026 nga revista “People”.
Në moshën 43-vjeçare, aktorja shfaqet më në formë se kurrë, duke reflektuar mbi një jetë më të qetë dhe të ekuilibruar.
Pavarësisht një karriere të suksesshme, 2026 ishte viti i rikthimeve të mëdha.
Vëmendja e fansave është përqendruar te vazhdimi i shumëpritur i “The Devil Wears Prada”.
Në intervistën për People, Hathaway ka ndarë emocionet e ribashkimit me legjendën Meryl Streep, duke e cilësuar këtë projekt si një moment kulminant të rrugëtimit të saj.
Por axhenda e saj nuk ndalet këtu. Gjatë këtij viti, Hathaway do të jetë protagoniste edhe në katër projekte të tjera madhore.
Titulli “Gruaja më e Bukur në Botë” vjen jo vetëm për tiparet e saj, por rritjen artistike dhe vlerat e treguara./mxh
Artikulli i MëparshëmProgrami “Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Rama zbulon marrëveshjen për financimin
