Last Updated on 20/04/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë.
Rama bëri me dije se shumë shumë shpejt do të lancohet një program i ri kombëtar “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, ku në fund të muajit do të bëhet një marrëveshje me Bankën e Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë dhe qeverisë për një linjë financimit për të mbështetur çdo projekt.
Ky program do mbështetet nga një linjë kredie e BSH dhe do të përpunohet nga bankat e nivelit të dytë do të garantohet nga qeveria shqiptare dhe do të ketë një interes të kredisë më të ulët se sa kreditë komerciale plus që do të ketë një limit deri në 2 milionë euro.
“Programi i ri kombëtar do të lancohet së shpejti në fund të muajit do të kemi marrëveshjen mes BSH, bankave të nivelit të dytë dhe qeverisë për një linjë financimi të mbështetur nga qeveria për të mbështetur çdo projekt të kujtdo që ka një ndërmarrje të vogël ose të mesme.
“Dyfisho ndërmarrjen tënde” quhet programi.
Ky program do mbështetet nga një linjë kredie e BSH dhe do të përpunohet nga bankat e nivelit të dytë do të garantohet nga qeveria shqiptare dhe do të ketë një interes të kredisë më të ulët se sa kreditë komerciale plus që do të ketë një limit deri në 2 milionë euro.
Do të aksesohet nga start up-et, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, punishte dhe nga agroturizmi që do të duhet të rriten.
Besoj se programi vjen në kohën e duhur”, tha Rama./MXH
