Last Updated on 16/10/2026 by EL
Një fëmijë rreth 12 vjeç, me kapuç maskë, me një tullë në dorë, gati për ta hedhur në drejtim të policisë. Këto janë pamjet që ka publikuar në rrjetet sociale kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke ngritur shqetësimin për përfshirjen e të miturve në aktet e dhunës gjatë protestave që tronditën Tiranën ditët e fundit. .
Ai kërkon që fëmijët të mbrohen dhe të mos përdoren në përplasjet gjatë protestave.
“Fëmijët duhet të mbrohen, jo të instrumentalizohen. Çdo formë nxitjeje apo përfshirjeje të të miturve në akte dhune është e papranueshme”, thekson Balla./et
