Gazetari Elvi Fundo tha sot se në gjithë këto vite denoncimesh nga mediat për çështjen e inceneratorëve, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjëherë një reagim të denjë lidhur me një prej aferave më të mëdha të shekullit.
ftuar në emisionin “Opinion”, Fundo u shpreh se së paku, Rama ka përgjegjësi morale për këtë çështje.
Sipas gazetarit, në aferën e inceneratorëve janë të përfshirë haptazi edhe një sërë emrash publikë.
“Mirë Rama nuk i verifikon. Po kur media i nxjerr inceneratorët, sterilizimin, etj. Kur ne denoncojmë, pse nuk reagon? Ne e verifikuam. Ku ishte Rama për çështjen e inceneratorëve. Nuk mban përgjegjësi morale. Janë edhe emra të tjerë: Plarent Ndreca, Ilir Proda, Migel Mërtiri, kush janë këta?”,-u shpreh Fundo./k.m
