Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut kanë vënë në vështirësi banorët e Boca de Uxpanapa-s, në shtetin meksikan të Veracruzit, ku lumi Uxpanapa ka dalë nga shtrati.
Rreth 250 banorë të komunitetit, i cili mund të arrihet vetëm me varkë, raportojnë mungesë të furnizimeve bazë dhe rrezik për shëndetin publik, pasi ujërat e zeza kanë përfunduar në lumë.
Autoritetet lokale kishin paralajmëruar evakuimin parandalues të banorëve që jetojnë pranë brigjeve të lumit, për shkak të rrezikut nga rritja e nivelit të ujit. Sipas qeverisë federale, nga 22 deri më 23 tetor, në Veracruz u regjistruan deri në 79.6 milimetra reshje, të shoqëruara me erëra të forta dhe stuhi elektrike.
Mediat lokale raportojnë se të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq, ndërsa situata në zonat e përmbytura mbetet shqetësuese./mxh
