Last Updated on 01/08/2025 by adminfjala
Ndërsa Interi po përqendrohet kryesisht te ardhja e Ademola Lukman, objektivi kryesor për sulmin i trajnerit Kivu, klubi nuk ndalon lëvizjet edhe në pjesën e largimeve.
Largimi i Bjukenan drejt Vijarealit është vetëm një rast, ndërsa në mbrojtje po hapet mundësia për ndryshime të tjera. Interi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mbrojtësit Bisek dhe Pavar, edhe pse nuk i ka vendosur zyrtarisht në merkato.
Preferenca e klubit është që të sakrifikojë më shumë Pavarin sesa ish-lojtarin e Arhus, por oferta e Kristal Palasit mund të ndryshojë situatën. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi londinez është i gatshëm të ofrojë 32 milionë euro për qendërmbrojtësin 24-vjeçar, i cili ka në kontratë një klauzolë prej 120 milionë eurosh që skadon në fund të korrikut.
Megjithatë, futbollisti nuk duket i prirur të pranojë ofertën e Kristal Palasit, që do të luajë në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm. Interi gjithashtu ka pozicionuar një prag minimal prej 40 milionë eurosh për një shitje të mundshme të Bisekut. m.p.
