Last Updated on 11/09/2025 by adminfjala
Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh, ka rrezikuar të marrë flakë duke vënë në rrezik jetën e dhjetra pasagjerëve që po udhëtonin me të.
Është konstatuar tymi dhe një defekt në sistemin e frenimit dhe më pas drejtuesi i autobusit ka ndaluar menjëherë.
Shërbimi i zjarrfikëses së qytetit, ka ndërhyrë shumë shpejtë duke ndaluar përhapjen e flakëve. Autobusi ndodhej pranë zonës së stacionot të trenit kur u konstatuar fillimisht tymi e më pas zjarri.
Nuk raportohet për persona të lënduar. m.p.
