E ardhmja e Luis Hasës duket gjithnjë e më larg Napolit, teksa mospërfshirja e tij në miqësoren ndaj Arezzo-s shton shanset për një kalim të tij te Frosinone.
Mesfushori 22-vjeçar, i cili spikati sezonin e kaluar gjatë huazimit te Carrarese në Serinë B, kërkon më shumë hapësirë në elitë.
Meqenëse trajneri Massimiliano Allegri nuk e sheh atë si pjesë të planeve të tij te Napoli, transferimi te Frosinone, ekip që u rikthye sërish në Serinë A, shihet si hapi i duhur për zhvillimin e tij.
Ndërkohë, sa i përket ecurisë me përfaqësuesen, Hasa është bërë pjesë e Kombëtares shqiptare që prej muajit qershor, ku trajneri Rolando Maran i dha edhe mundësinë e debutimit në arenën ndërkombëtare./mxh
