Mijëra njerëz janë mbledhur këtë mëngjes para Kishës së Shën Apostullit Luka në Beograd për t’i bërë homazhe Ratko Mlladiçit, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje.
Qytetarët kanë krijuar radhë të gjata për të hyrë në kishë, ndërsa arkivoli i Mlladiçit është vendosur nën roje ushtarake, me shpatën dhe kapelën e tij ushtarake mbi të. Në ceremoni janë parë edhe persona me bluza me portretin e tij.
Homazhet e para u kryen nga familjarët dhe ish-bashkëluftëtarët, ndërsa në mesin e të pranishmëve ishte edhe Aleksandar Vulin.
Shërbesa mortore pritet të nisë në mesditë, pas së cilës kortezhi do të vijojë drejt varrezave të Topçiderit, ku Mlladiçi do të varroset pranë vajzës së tij, Ana e cila vrau veten nga turpi i krimeve.
Zona përreth kishës është blinduar nga policia, ndërsa rrugët janë mbyllur për qarkullim për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve.
Mlladiçi u dënua në vitin 2017 nga gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje. Ai vdiq më 27 gusht, në moshën 84-vjeçare, në spitalin e burgut në Hagë./k.m
