Last Updated on 26/02/2026 by EL
Majmuni i quajtur Punch është kthyer në një fenomen të vërtetë, duke tërhequr mijëra vizitorë në kopshtin zoologjik Ichikawa. Sipas raportimeve, mbi 10 mijë persona u drejtuan drejt kopshtit zoologjik gjatë fundjavës vetëm për ta parë nga afër.
Fluksi i madh i vizitorëve bëri që parkimi të mbyllej, ndërsa radhët u zgjatën përreth gjithë ambientit të kopshtit zoologjik. Shumë njerëz u detyruan të presin për orë të tëra për të parë majmunin që tashmë është kthyer në një atraksion të rrallë./et

