Last Updated on 21/04/2025 by adminfjala
Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegseth, i cili muajin e kaluar u akuzua për shkelje të rregullave të sigurisë, ka ndarë gjithashtu informacione për një sulm në Jemen me një tjetër grup diskutimi në platformën Signal, raportojnë sot të hënën mediat amerikane.
Në Pentagon po zhvillohet një hetim i brendshëm kundër Hegseth, një ish-prezantues i rrjetit televiziv Fox News, pasi më 15 mars ai ndau informacion të ndjeshëm përmes Signal në një bisedë ku mori pjesë edhe një gazetar – që mendohet se ishte ftuar gabimisht në atë grup diskutimi.
Sipas New York Times dhe CNN, Hegseth mori pjesë atë ditë në një tjetër bisedë në Signal, ku ishin të përfshirë bashkëshortja e tij, vëllai i tij, avokati i tij, si dhe rreth dhjetë persona të tjerë nga stafi dhe rrethi i tij profesional.
Gazeta e madhe e Nju Jorkut, duke cituar “katër persona të njohur me këtë bisedë”, sqaron se ministri i Mbrojtjes në atë rast zbuloi oraret e sakta të fluturimeve të avionëve që do të godisnin rebelët Huthi në Jemen – “praktikisht të njëjtat plane sulmi që kishte ndarë më parë atë ditë në një grup tjetër në Signal.”
Gazeta thekson se bashkëshortja e ministrit, e cila është gazetare dhe gjithashtu një ish-punonjëse e Fox News, nuk punon në Pentagon, ndërsa vëllai dhe avokati i Hegseth kanë pozicione në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Por nuk është e qartë pse cilido prej tyre duhet të ishte në dijeni për sulmet e ardhshme ndaj Huthëve në Jemen,” shkruajnë Neë York Times.
Sipas gazetës, punonjës të Pentagonit kishin paralajmëruar disa ditë më parë ministrin që të mos diskutonte informacione mbi sulmet në Jemen përmes Signal – një platformë për mesazhe të enkriptuara, e cila megjithatë konsiderohet më pak e sigurt se kanalet zyrtare që zakonisht përdoren për të dhëna të ndjeshme.
Në reagim ndaj këtyre lajmeve, zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, akuzoi Neë York Times si një “media që urren Trumpin”.
“Nuk ka pasur informacione të klasifikuara në bisedat në Signal, pavarësisht mënyrës si përpiqen ta paraqesin historinë,” tha ai pa dhënë më shumë detaje.
Gjithashtu dje, të dielën, ish-zëdhënësi i Hegseth në Pentagon, John Elliott, publikoi një artikull kritik ku përshkruan “një muaj kaosi të plotë në Pentagon.”
“Presidenti Donald Trump ka zakon të kërkojë llogari nga zyrtarët e lartë. Me këtë në mendje, zor se ministri i Mbrojtjes, Pit Hegseth, mund të qëndrojë gjatë në detyrë,” shkroi Elliott.
Demokratët opozitarë reaguan shpejt. Jack Reed, anëtar i Komitetit të Forcave të Armatosura në Senat, i kërkoi Inspektorit të Përgjithshëm të Pentagonit të përfshijë në hetimin e tij edhe pretendimet e fundit.
“Nëse kjo ngjarje vërtetohet, kemi të bëjmë me një shembull tjetër shqetësues të përçmimit të papërgjegjshëm nga ana e ministrit Hegseth ndaj ligjeve dhe protokolleve që janë të detyrueshme për çdo anëtar tjetër të ushtrisë,” tha ai në një deklaratë.
Në “Signalgate”-in e parë, presidenti Donald Trump mbrojti ministrat e tij që ishin përfshirë në bisedën me gazetarin Jeffrey Goldberg të The Atlantic.
Mike Ëaltz, këshilltar i tij për sigurinë kombëtare, mori përgjegjësinë duke shpjeguar se ai e kishte krijuar grupin në Signal.
Sipas NYT, grupi tjetër ishte krijuar nga vetë Hegseth para se të merrte detyrën si ministër.
Tre zyrtarë të lartë të Pentagonit u shkarkuan javën e kaluar pas disa rrjedhjeve të paqarta informacioni.
Zyrtarët në fjalë – zëvendës shefi i stafit Darin Selnick dhe këshilltarët Dan Caldëell dhe Colin Carroll – publikuan dje një deklaratë duke akuzuar ministrin se i kishte “dëmtuar me akuza të pabaza.”
“Deri tani, nuk na kanë thënë për çfarë konkretisht po hetohemi, nëse ka vërtet një hetim dhe nëse është bërë ndonjë hetim për rrjedhjet,” shkruan ata në rrjete sociale./E.S