Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi u takua të martën me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë këtij takimi ai i ka përcjellë kushtet e Teheranit për hapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit.
Kushtet përfshijnë heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të imponuar nga SHBA-të, lirimin e menjëhershëm të aseteve iraniane dhe fundin e armiqësive në të gjitha frontet.
Më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se zyrtarët amerikanë dhe iranianë patën një takim “shumë të mirë” që zgjati tre orë , duke shprehur optimizëm për perspektivën e arritjes së një marrëveshjeje midis Uashingtonit dhe Teheranit.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump u bëri thirrje udhëheqësve të jenë të bashkuar në ushtrimin e presionit ndaj Iranit, duke thënë se ai ka një vendim për të marrë, nëse do ta shkatërrojë Iranin apo do të bëjë një marrëveshje me Teheranin.
Ai tha se besonte se një marrëveshje ishte e mundur menjëherë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit të nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Trump shtoi se regjimi iranian ishte i dobët dhe i dëshpëruar, duke argumentuar se ndryshime të mëdha mund të ndodhin shpejt./ad
