Ministri i Mbrojtjes i Kuvajtit ka vizituar të plagosurit nga sulmi i Iranit të kryer të mërkurën, sipas fotografive të publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kuvajtit.
Sipas Ministrisë së Jashtme të vendit, një person ka humbur jetën në sulmin që kishte në shënjestër infrastrukturën civile, përfshirë aeroportin ndërkombëtar dhe disa misione diplomatike.
Ministria e Shëndetësisë njofton se të paktën 63 persona janë plagosur, mes tyre punonjës të aeroportit dhe pasagjerë.
Sulmi shënon një përshkallëzim të ri të tensioneve në vendin e pasur me naftë, i cili kishte përjetuar një periudhë relative qetësie që prej armëpushimit të shpallur në luftën me Iranin në prill.
Sipas autoriteteve, Irani ka lëshuar një valë raketash dhe dronësh drejt Kuvajtit dhe vendeve të tjera të Gjirit Persik, duke rritur shqetësimet për stabilitetin në rajon./mxh
