Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka bërë me dije se rreth 4 mijë terroristë që pushtuan Izraelin në sulmin e 7 tetorit tre vjet më parë janë vrarë deri më sot.
“6,000 terroristë kaluan kufirin me Izraelin më 7 tetor dhe kryen mizoritë. Nga këta, 4,000 janë vrarë deri më tani, duke lënë 2,000 të tjerë”, tha ai në një deklaratë.
Të dhënat që citoi Katz u prezantuan nga kreu i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake, Gjeneral Major Shlomi Binder, gjatë një mbledhjeje të kabinetit mbrëmë.
Sipas vlerësimeve të mëparshme të IDF-së, afërsisht 5,600 terroristë pushtuan Izraelin më 7 tetor 2023 dhe midis 1,200 dhe 1,600 prej tyre u vranë në tokën izraelite.
Sipas ushtrisë izraelite, mijëra të tjerë u kthyen në Rrip dhe shumë prej tyre u vranë në luftimet që pasuan ose pasi u shënjestruan nga Izraeli.
Përpjekjet për të identifikuar dhe eliminuar të gjithë ata që janë përfshirë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi po kryhen nga një njësi e shërbimit të sigurisë Shin Bet.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe Shin Bet kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të eliminuar të gjithë ata që janë përfshirë në 7 tetor në muajt e fundit.
Katz tha se Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe kryeministri Benjamin Netanyahu i kanë urdhëruar ushtrisë dhe të gjitha forcave të tjera të sigurisë të vrasin të gjithë ata që morën pjesë në sulm, “pa kufizim dhe në asnjë rrethanë, nga më i larti tek më i ulëti”./mxh
