Trafiku ajror në aeroportin e Shtutgartit dhe pezullua përkohësisht sot pasdite për shkak të një operacioni policor.
”Terminalet e aeroportit u evakuuan përkohësisht në orët e mbrëmjes, ndërsa mbërritjet dhe nisjet u pezulluan”, njoftuan Policia Federale gjermane dhe Aeroporti i Shtutgartit.
Operacioni policor tashmë ka përfunduar.
Pas kontrollit të zonës së prekur, Policia Federale deklaroi se nuk u konstatua asnjë kërcënim për sigurinë.
Trafiku ajror ka nisur të rikthehet gradualisht, ndërsa pikat e kontrollit të pasagjerëve po rihapen.
Sipas një zëdhënësi të Policisë Federale, evakuimi i zonës së sigurisë bëri që të gjithë pasagjerët të duhet t’i nënshtrohen sërish kontrolleve të sigurisë së aviacionit.
Autoritetet paralajmëruan se kthimi i plotë i situatës në normalitet mund të zgjasë disa orë./mxh
